Sveçla: Përparim Rama nuk mund të shmangë përgjegjësinë për vendimet në Prishtinë
Aktuale
November 20, 2026 - 10:45
Shefi i Grupit të Asamblistëve të LVV-së në Komunën e Prishtinës, Gëzim Sveçla, ka drejtuar kritika ndaj kryetarit Përparim Rama, duke thënë se përgjegjësia për vendimet e marra në nivel komunal nuk mund t’u faturohet vetëm zyrtarëve vartës.
Sveçla, përmes një postimi në profilin e tij, ka deklaruar se çdo vendim i rëndësishëm, veprim ose kontratë në Komunën e Prishtinës bëhet me dijeninë dhe pëlqimin e kryetarit Rama.
Ai ka theksuar se, përderisa kompetencat dhe pushteti janë në duart e kryetarit, edhe përgjegjësia për zhvillimet në komunë duhet të shtrihet deri tek ai.