Hapet thirrja për Programin e Kuponëve për kopshte, përfitojnë familjet me asistencë sociale
Foto: Laura Hasani

Hapet thirrja për Programin e Kuponëve për kopshte, përfitojnë familjet me asistencë sociale

Aktuale November 21, 2026 - 15:46

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka hapur thirrjen për aplikim në Programin e Kuponëve për kopshte, i cili synon të mbështesë familjet përfituese të Skemës së Asistencës Sociale.

Nga ky program mund të përfitojnë familjet që kanë fëmijë të moshës 3 deri në 6 vjeç dhe që janë banorë të komunave të përfshira në këtë thirrje.

Aplikimi është i hapur për familjet që jetojnë në Vushtrri, Gjilan, Prishtinë, Pejë, Drenas, Lipjan, Ferizaj, Shtime, Viti, Fushë Kosovë, Suharekë, Gjakovë, Graçanicë, Mitrovicë, Klinë, Prizren, Obiliq dhe Podujevë.