Xi Jinping pret Sergei Lavrovin në Pekin, fokusi në Lindjen e Mesme dhe bashkëpunimi dypalësh [video]
Presidenti kinez, Xi Jinping, u takua në Pekin me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ku në qendër të diskutimeve ishin zhvillimet në Lindjen e Mesme, situata gjeopolitike globale dhe forcimi i mëtejshëm i bashkëpunimit mes dy vendeve.
Sipas agjencisë shtetërore kineze Xinhua, Xi mirëpriti diplomatin rus në kryeqytetin kinez, megjithëse nuk u dhanë detaje të hollësishme mbi temat specifike të bisedimeve.
Lavrovi mbërriti më herët në Pekin për një vizitë dyditore, në kuadër të marrëdhënieve të ngushta politike dhe ekonomike mes Kinës dhe Rusisë, të cilat janë forcuar ndjeshëm vitet e fundit.
Takimi vjen në një moment tensionesh të larta ndërkombëtare, ku të dy vendet po koordinojnë qëndrimet e tyre për çështje kyçe globale. /abcnews
Russian Foreign Minister arrives in China. pic.twitter.com/eALpX0baAb
— China in English (@En_chinaNews) April 14, 2026