Vritet komandanti kryesor i Hamasit në një sulm ajror izraelit
Një zyrtar i Hamasit i ka konfirmuar BBC-së se Izz ad-Din al-Haddad, komandant i krahut të armatosur të grupit, u vra në një sulm ajror izraelit në qytetin e Gazës të premten.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe Ministri i Mbrojtjes Israel Katz thanë në një deklaratë të përbashkët se Haddad ishte “përgjegjës për vrasjen, rrëmbimin dhe plagosjen e mijëra civilëve izraelitë dhe ushtarëve të IDF-së [Forcave Mbrojtëse të Izraelit]”.
Izraeli e përshkroi atë si “një nga arkitektët e masakrës së 7 tetorit”.
Sulmi është i fundit i ndërmarrë nga Izraeli në Gaza pavarësisht një armëpushimi me Hamasin, raporton BBC, transmeton Klankosova.
Tre dëshmitarë okularë i thanë BBC-së se një ndërtesë banimi e njohur si Al-Mu’taz u godit nga tre raketa të lëshuara njëkohësisht nga dy drejtime të ndryshme, përpara se të goditej një makinë që po ikte.
Sulmi ajror, që synonte bllokun e apartamenteve në qendër të qytetit të Gazës, shkaktoi një zjarr të madh.