Evropa nis negociatat me Iranin për kalimin në Ngushticën e Hormuzit

Evropa nis negociatat me Iranin për kalimin në Ngushticën e Hormuzit

Bota May 16, 2026 - 22:02

Televizioni shtetëror iranian ka deklaruar se disa vende evropiane kanë nisur negociata me Teheranin në lidhje me transitin e anijeve përmes Ngushticës së Hormuzit.

“Pas kalimit të anijeve nga vendet e Azisë Lindore, veçanërisht Kina, Japonia dhe Pakistani, sot kemi marrë informacione që tregojnë se edhe vendet evropiane kanë filluar bisedime me marinën e Gardës Revolucionare për të marrë leje kalimi”, raportoi televizioni shtetëror iranian.

Deri tani nuk janë dhënë  detaje se cilat vende janë të përfshira në këto negociata. /abcnews