Aksident hekurudhor në Poloni, përplasen dy trena

Aksident hekurudhor në Poloni, përplasen dy trena

Bota June 26, 2026 - 10:04

Dy trena u përplasën pranë fshatit Bialosliwie në Poloninë perëndimore-qendrore.

Alarmi u dha të enjten kur një tren pasagjerësh u përplas me një tren mallrash në fshatin Bialosliwie.

Deri tani nuk ka raportime për viktima.

Faqja e internetit e TVP Poznan raportoi se dy persona u lënduan dhe 16 ekipe zjarrfikësish shkuan në vendngjarje.

Raportet fillestare kishin thënë se një tren pasagjerësh u përplas me një tren mallrash, por fotografitë e postuara në faqen e internetit të transmetuesit TVN24 dukeshin se tregonin dy trena pasagjerësh, ndërkohë, fotografitë tregojnë disa vagonë që kanë dalë nga shinat.