Vriten dy ushtarakë amerikanë pas sulmeve iraniane në Jordani, një tjetër rezulton i zhdukur
Dy pjesëtarë të forcave të armatosura amerikane janë vrarë, ndërsa një tjetër rezulton i zhdukur gjatë një misioni, njoftoi të shtunën Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM). Këto janë viktimat e para ushtarake amerikane në luftën me Iranin që nga muaji mars, shkruan CNN, transmeton Gazeta Express.
“Më 17 korrik, dy ushtarakë amerikanë në Jordani ranë në krye të detyrës, ndërsa Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) dhe forcat partnere po mbronin zonën nga sulmet iraniane me raketa balistike dhe dronë. Gjithashtu, një ushtarak tjetër aktualisht rezulton i zhdukur gjatë misionit”, thuhet në një postim të CENTCOM në rrjetet sociale.
Sipas CENTCOM-it, edhe katër ushtarakë të tjerë amerikanë u evakuuan për trajtim mjekësor në spitale në Jordani, por më pas janë liruar. Personel tjetër pësoi lëndime të lehta dhe është rikthyer në detyrë.
CENTCOM bëri të ditur se identiteti i ushtarakëve të vrarë nuk do të bëhet publik derisa të kenë kaluar 24 orë nga njoftimi i familjarëve të tyre më të afërt.