Sulm me armë në një shkollë në Tajlandë, viktima dhe të plagosur

Sulm me armë në një shkollë në Tajlandë, viktima dhe të plagosur

Bota August 07, 2026 - 07:53

Një mësues ka humbur jetën dhe disa persona të tjerë janë plagosur pasi një nxënës hapi zjarr në një shkollë të mesme në provincën Nonthaburi të Tajlandës.

Sipas CNN, autori i dyshuar, i identifikuar si nxënës i shkollës, vrau veten pas sulmit, transmeton Klankosova.tv.

Policia bëri të ditur se situata është vënë nën kontroll, ndërsa nxënësit dhe stafi u evakuuan menjëherë.

Raportimet fillestare flasin për dy viktima dhe 15 të plagosur, përfshirë një mësues dhe tre nxënës, ndërsa ekipet e emergjencës ndërhynë në vendngjarje për t’u ofruar ndihmë të lënduarve.