Tragjedia në Tajlandë, 14-vjeçari vrau gjyshërit e tij dhe më pas mësuesit e shkollës
Foto: Reuters

Tragjedia në Tajlandë, 14-vjeçari vrau gjyshërit e tij dhe më pas mësuesit e shkollës

Bota August 07, 2026 - 10:51

14-vjeçari i dyshuar për sulmin me armë në shkollën Debsirin Nonthaburi në Tajlandë dyshohet se ka vrarë fillimisht gjyshërit e tij, përpara se të shkonte në shkollë dhe të hapte zjarr, bëri të ditur ministri tajlandez i Shëndetësisë.

Sipas policisë, arma 9 mm e përdorur në sulm i përkiste gjyshit të tij, i cili ishte mësues, raporton BBC.

Autoritetet sqaruan gjithashtu bilancin e viktimave, duke bërë të ditur se katër mësues janë vrarë brenda shkollës, ndërsa gjyshërit e autorit u gjetën të pajetë në banesën e tyre. Edhe vetë autori është gjetur i vdekur.

Policia po vazhdon hetimet për të zbardhur motivin e kësaj tragjedie.