Shpëtohen rreth 100 emigrantë pas defektit të gomones në La Mansh
Rreth 100 emigrantë janë shpëtuar pasi gomonia e tyre pësoi defekt në La Mansh. Mjeti lundrues pësoi një defekt në motor pak pasi ishte nisur nga bregdeti francez dje në mëngjes.
“Në total, 96 persona u shpëtuan dhe u dërguan në portin francez të Boulogne-sur-Mer”, thanë autoritetet franceze.
“Kur gomonia u nis nga plazhi i Le Touquet, rreth 30 persona mbetën në ujë, mes tyre disa që ndodheshin në vështirësi serioze për shkak të rrymave detare”, thanë ekipet e shpëtimit.
Katër persona u nxorën nga uji me helikopter, ndërsa gjashtë të tjerë u shpëtuan nga një mjet shpëtimi detar. Ndërkohë, migrantë nga një tjetër varkë u fotografuan nga “Association Press” duke mbërritur dje në mbrëmje në kompleksin e Komandës së Sigurisë Kufitare në Dover, Kent. Në fillim të këtij muaji, një rekord prej 230 personash e kreu udhëtimin me një varkë të vetme.
Bandat e trafikimit duket se kanë nisur të ngarkojnë më shumë persona në një varkë të vetme gjatë javëve të fundit. /abcnews