Seuli: Koreja e Veriut lëshoi breshëri raketash balistike gjatë stërvitjes me SHBA-në

Seuli: Koreja e Veriut lëshoi breshëri raketash balistike gjatë stërvitjes me SHBA-në

Bota August 20, 2026 - 18:33

Koreja e Veriut nisi të enjten një “breshëri raketash balistike me rreze të shkurtër veprimi” mes stërvitjeve të përbashkëta që po zhvillohen nga SHBA-të dhe Koreja e Jugut në Gadishullin Korean, tha Seuli.

Zyra e kryeministrit japonez konfirmoi gjithashtu lëshime të reja raketash nga Pheniani në pothuajse një javë pasi Koreja e Veriut lëshoi ënjë raketë balistike me rreze të shkurtër veprimi më 12 gusht.

Shefat e Shtabit të Përbashkët të Koresë së Jugut thanë se “zbuluan lëshimin e raketës nga Pheniani rreth orës 5 pasdite” drejt Detit Lindor, i njohur edhe si Deti i Japonisë.

ëKy është lëshimi i tretë i raketave nga Pheniani këtë muaj, pas lëshimit të raketave balistike me rreze të shkurtër veprimi më 12 dhe 6 gusht.

Lëshimi i predhës ndodhi në mes të ushtrimeve të përbashkëta ushtarake që po zhvillohen nga SHBA-të dhe Koreja e Jugut në Gadishullin Korean.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, më parë i uli në pesë ditë stërvitjet 11-ditore vjetore “Ulchi Freedom Shield”, të cilat përfunduan të premten, duke përmendur marrëdhënien e tij me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un. /abcnews