100 viktima dhe 380 turistë të zhdukur pas përmbytjeve në Nepal
Rreth 100 persona humbën jetën sot në Nepal, pas një përmbytjeje shkatërruese që përfshiu një rajon në kufi me Tibetin.
“Në këtë fazë, janë konfirmuar 95 vdekje”, tha Abi Narayan Kafle, duke shtuar se 28 oficerë policie janë gjithashtu të zhdukur.
”Ndërkohë, rreth 384 turistë, përfshirë më shumë se 290 shtetas të huaj, janë të zhdukur pas një përmbytjeje masive të menjëhershme në Nepal”, tha drejtori i Bordit të Turizmit të Nepalit, Santosh Panta.
Zyrtarët kishin konfirmuar më parë se të paktën tetë persona kishin vdekur në përmbytje.
Zëdhënësi i policisë, Abi Narayan Kafle, kishte thënë fillimisht se 26 policë ishin gjithashtu të zhdukur.
Bazuar në të dhënat paraprake të marra nga agjencitë e ecjes dhe udhëtimit që operojnë në zonë, të zhdukurit përfshijnë 92 nepalezë.
”Shumica janë indianë, të cilët po përdornin rrugën për të udhëtuar në Kailash Mansarovar në Tibet”, tha Panta.
”Turistë nga vende të tjera, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Spanjën, Lituaninë dhe Gjermaninë, janë gjithashtu midis të zhdukurve”, shtoi Panta.