Zelensky zbulon armën e re kundër Shahedëve të Iranit [video]
Zelensky publikon pamjet e interceptorit të ri ukrainas kundër dronëve Shahed.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka publikuar pamjet e para të një droni të ri interceptor, të zhvilluar për të përballuar dronët Shahed me motorë reaktivë që përdoren nga Rusia.
Sipas tij, interceptori është zhvilluar nga kundërzbulimi ushtarak i Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës (SBU) dhe tashmë është testuar me sukses në operacione reale.
Në pamjet e publikuara nga presidenti ukrainas shihet sistemi duke vepruar në terren, ndërsa detajet teknike dhe specifikimet e interceptorit ende nuk janë bërë publike.
Lideri ukrainas tha se prioriteti i radhës është rritja e kapaciteteve prodhuese dhe shtimi sa më i shpejtë i numrit të këtyre dronëve interceptorë.
Zhvillimi vjen në kuadër të përpjekjeve të Ukrainës për të forcuar mbrojtjen kundërajrore dhe për t'iu përgjigjur përdorimit në rritje të dronëve sulmues nga Rusia.
Report from SSU Head Oleksandr Poklad. There is a good result from the Security Service’s military counterintelligence in defending against jet-powered “shaheds.” A new interceptor drone has been developed and has already been successfully deployed. Step by step, we are moving forward to give Ukraine greater protection. I thank all the developers and manufacturers who work every day to scale up the weapons we need. Glory to Ukraine! ë
— Volodymyr Zelenskyy / ë ë (@ZelenskyyUa) September 19, 2026