Franca pezullon mësimin shkollor
Kryeministri francez njofton pezullimin e mësimit për t’i dëgjuar shqetësimet e nxënësve.
Kryeministri i Francës, Sebastien Lecornu, ka folur në parlament për trazirat në shkollat e vendit.
Qeveria e Lecornut ka njoftuar se mësimi do të pezullohet nga mëngjesi i së mërkurës deri të premten, shkruan skynews.
Ky vendim synon t’u japë drejtuesve të shkollave kohë për të zhvilluar diskutime dhe për të dëgjuar shqetësimet e nxënësve.
Protestat në Francë, një nxënës 15-vjeçar humb dorën pasi kapi një granatë tymuese nga policia
“Qëllimi është t’i japim çdo ekipi drejtues dhe çdo drejtorie shkolle kohë për demokraci të brendshme në shkollat e mesme”, tha Lecornu në Asamblenë Kombëtare.
Kryeministri dënoi gjithashtu atë që e cilësoi si “dhunë ekstreme”, e cila, sipas tij, ka trokitur “në dyert e shkollave të mesme”, duke theksuar se e dënon atë pa kushte.
Sipas të dhënave të bëra publike nga Lecornu, që nga nisja e protestave janë lënduar gjithsej 215 nxënës dhe 85 punonjës të arsimit.