Trump thotë se planifikon të diskutojë luftën në Ukrainë me liderët e Kinës dhe Rusisë

Trump thotë se planifikon të diskutojë luftën në Ukrainë me liderët e Kinës dhe Rusisë

Bota November 16, 2026 - 19:35

Presidenti amerikan Donald Trump pritet të niset të hënën drejt Azisë, ku në fokus të vizitës do të jenë marrëveshjet ekonomike dhe bisedimet trepalëshe me Kinën dhe Rusinë për çështjet bërthamore.

Trump bëri të ditur të hënën se gjatë takimeve të tij të pritshme me presidentin kinez Xi Jinping dhe atë rus Vladimir Putin në Kinë, synon të diskutojë edhe luftën në Ukrainë.

“Do të flasim për temën time të preferuar, Ukrainën. Ukraina po e humbet Ukrainën”, deklaroi Trump para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, përpara nisjes për vizitën në Azi, raporton Associated Press.

Ai shtoi se Rusia po humbet rreth 25 mijë ushtarë në muaj dhe se kjo çështje do të jetë pjesë e diskutimeve me dy liderët.

Deklaratat e Trump vijnë pasi zyrtarë të administratës së tij kishin bërë të ditur të premten se bisedimet me homologët kinezë dhe rusë do të përqendroheshin te çarmatimi bërthamor dhe lufta në Iran, ndërsa çështja e luftës Rusi-Ukrainë pritej të mos ishte pjesë e agjendës.