Deputeti i AAK-së propozon që të lëshohen triskat në vlerë prej 100 eurosh dhe të përdoren vetëm në gastronomi

Deputeti i AAK-së propozon që të lëshohen triskat në vlerë prej 100 eurosh dhe të përdoren vetëm në gastronomi

Ekonomia June 21, 2020 - 15:06

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Gazmend Syla, ka bërë një propozim për rimëkëmbjen e gastronomisë.

Përmes një postimi në Facebook, Syla u shpreh se shteti duhet të shqyrtojë mundësinë për lëshimin e triskave në vlerë prej 100 eurosh për familje, me mundësi që kjo shumë të përdoret vetëm në sektorin e gastronomisë, transmeton Zeri.info.

“Gastronomia po shkon drejt kolapsit, pasi që është sektori më i goditur gjatë masave të marra për menaxhimin e pandemisë. Të vetmen shpresë tonën, si burim ekzistence, diasporën, si duket nuk do e kemi këtë vit për shkak të mbylljes së kufijve. Shteti duhet të shqyrtojë mundësinë që të gjej një zgjidhje, e një prej masave do ishte lëshimi i triskave, deri në 100 euro për familje, me mundësinë që ato të përdoren vetëm në gastronomi, me qëllim të ringjalljes së këtij sektori që punëson dhjetëra mijëra qytetarë, shumica e të cilëve në mosha të reja dhe me paga minimale”, deklaroi ai, transmeton Zeri.info.