Rama: Nis faza finale e asfaltimit në “Rrugën A”

Rama: Nis faza finale e asfaltimit në “Rrugën A”

Ekonomia June 18, 2026 - 10:56

Kryetari i Komunës së Perparim Rama ka njoftuar se kanë filluar punimet në fazën finale të asfaltimit në Rrugën A, një nga projektet kryesore infrastrukturore në kryeqytet.

Në një postim në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Rama ka deklaruar se projekti është përballur më herët me pengesa institucionale dhe procedurale, për të cilat, sipas tij, Komuna ka dalë fituese në tri raste gjyqësore.

Ai ka shkruar: “Ka fillu faza finale në 'Rrugën A' faza e asfaltimit. Këtë projekt tri herë e ka blloku qeveria tu na çu në gjykatë".

“Tri herë e kemi fitu rastin, natyrisht. Tash po kryhet. Prishtinën s’ka që e ndal", përfundon postimi i Ramës.

Punimet në këtë segment rrugor në Prishtina pritet të finalizojnë një nga ndërhyrjet më të rëndësishme të infrastrukturës urbane në këtë zonë të kryeqytetit.