Shteti pagoi 91 mijë euro pensione për persona të vdekur

Shteti pagoi 91 mijë euro pensione për persona të vdekur

Ekonomia June 25, 2026 - 14:33

Nga kuleta e shtetit janë paguar 91 mijë euro pensione pas vdekjes së përfituesve, gjatë vitit 2025.

Auditori ka gjetur se në total janë kryer 517 pagesa në kundërshtim me ligjet e skemave pensionale dhe rregullave të aplikueshme.

Në raportin vjetor të Zyrës Kombëtare të Auditimit për Ministrinë e Financave është zbuluar se pensionet janë lëshuar për këto skema:

Pagesat pas vdekjes ndodhin kryesisht si rezultat i lajmërimit me vonesë ose edhe kur vdekjet e qytetarëve nuk janë regjistruar me kohë.

Si rrjedhojë, kjo shkakton pagesa të parregullta dhe dëmton buxhetin e Ministrisë, transmeton Klankosova.tv.

Me këtë çështje tash duhet të merret Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, që u formua gjatë riorganizimit të Qeverisë, duke ndarë ish-Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve në dy dikastere.

Image