Ekzekutohen pagesat prej 100 euro për studentët përfitues

Ekzekutohen pagesat prej 100 euro për studentët përfitues

Ekonomia June 25, 2026 - 16:05

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka bërë të ditur se sot është realizuar ekzekutimi i pagesave për studentët përfitues në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin 2.0.

Sipas tij, pas pranimit të verifikimeve të nevojshme nga institucionet e arsimit të lartë, komisioni verifikues ka finalizuar dhe dorëzuar listën e studentëve që kanë plotësuar kriteret për mbështetjen e njëhershme financiare prej 100 euro.

Ai ka theksuar se procesi është përmbyllur pas verifikimeve të të dhënave të dërguara nga universitetet dhe institucionet përkatëse të arsimit të lartë, duke mundësuar ekzekutimin e pagesave për përfituesit.

Mbështetja financiare është pjesë e Pakos për Përballje me Inflacionin 2.0, e cila synon lehtësimin e barrës së rritjes së kostos së jetesës për studentët dhe kategori të tjera të qytetarëve./Zëri