KMDLNJ-ja për sigurinë e punëtorëve: Bashkëpunimi ndërinstitucional parandalon humbjen e jetëve
Foto: Laura Hasani

KMDLNJ-ja për sigurinë e punëtorëve: Bashkëpunimi ndërinstitucional parandalon humbjen e jetëve

Ekonomia July 30, 2026 - 08:51

Një person vdiq të martën në Prishtinë si pasojë e një aksidenti në vendin e punës.

Por gjatë vitit të kaluar në Kosovë 32 persona humbën jetën në vendin e punës, kryesisht në fushën e ndërtimtarisë.

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut ka reaguar shumë herë për përmirësimin e kushteve të punës dhe rritjen e inspektimeve nga inspektorët.

Sipas KMDLNJ-së, janë disa shkaktarë që çojnë drejt aksidenteve tragjike në vendin e punës.

Këta shkaktarë janë: mungesa e mbasave mbrojtëse, puna në kushte jo të duhura atmosferike, kualifikimi jo i duhur, shëndeti, mosha dhe mbikëqyrja e pamjaftueshme.

“Gjithashtu, shumë të punësuar nuk kanë një kontratë pune andaj e kanë të pamundur t’i realizojnë të drejtat e tyre”, thekson KMDLNJ-ja.

Në reagim thuhet se është kërkuar edhe rritja e numrit të inspektorëve në terren, por që kjo nuk është realizuar, prandaj ata rekomandojnë që të angazhohet një kompani mbikëqyrëse që ka kapacitet profesional dhe personel të mjaftueshëm.

“Luajtja pingpong midis politikanëve duke ia hedhur përgjegjësinë njëri-jetrit aspak nuk ndihmon këtë çështje aq të ndjeshme. Përkundrazi, vetëm bashkëpumimi dhe koordinimi ndërinstitucional mund të parandalojë humbjen e jetëve”, thuhet ndër të tjera. /Zëri