Pacolli lajmëron për rrënime të objekteve te liqeni i Radoniqit
Foto: Laura Hasani

Pacolli lajmëron për rrënime të objekteve te liqeni i Radoniqit

Ekonomia August 19, 2026 - 11:15

Ministrja në detyrë e Mjedisit, Fitore Pacolli, ka njoftuar se sot Inspektorati Mjedisor do t’i rrënojë disa objekte te liqeni i Radoniqit, të cilat “janë ndërtuar pa leje në pronën publike”.

Pacolli ka thënë se pronat publiket do të lirohen nga “uzurpimet e paligjshme”.

“Aksioni ynë për vendosjen e ligjshmërisë anembanë Kosovës do të vazhdojë dhe prona publike do të lirohet nga uzurpimet e paligjshme”, tha ajo.

Postimi i plotë i Pacollit, pa ndërhyrje:

Mirëmëngjesi! Jam duke shkuar në Gjakovë, te Liqeni i Radoniqit, për të përcjellë nga afër aksionin e Inspektoratit Mjedisor për rrënimin e disa objekteve të ndërtuara pa leje në pronë publike.

Rend dhe ligjshmëri në çdo cep të Kosovës!