“Pastrimi” paralajmëron qytetarët: 500 euro gjobë për hedhjen e mbeturinave në rrugë
Foto: Laura Hasani

“Pastrimi” paralajmëron qytetarët: 500 euro gjobë për hedhjen e mbeturinave në rrugë

Ekonomia August 27, 2026 - 09:38

Kompania rajonale e mbeturinave “Pastrimi” ka njoftuar se gjatë mbrëmjes së kaluar ka larguar sasi të mëdha të mbeturinave vëllimore dhe inerte nga disa lagje të kryeqytetit.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kompania u ka bërë thirrje qytetarëve të mos hedhin mbeturina në hapësirat publike, duke paralajmëruar masa ndëshkuese.

Ju lusim qytetarë, të keni kujdes, mos hidhni mbeturina në hapësira publike, sepse do të gjobiteni 500 euro nga Inspektorati i Komunës”, thuhet në njoftimin e kompanisë.

“Pastrimi” ka apeluar te qytetarët të tregojnë përgjegjësi dhe të kontribuojnë në ruajtjen e pastërtisë së hapësirave publike në kryeqytet.