Dogana vjen me një njoftim për udhëtarët lidhur me pajisjet elektronike
Foto: Laura Hasani

Dogana vjen me një njoftim për udhëtarët lidhur me pajisjet elektronike

Ekonomia September 15, 2026 - 10:29

Dogana e Kosovës, përmes një komunikate, ka informuar udhëtarët se pajisjet elektronike të sjella nga jashtë vlerësohen në bazë të rregullave që zbatohen për bagazhin personal dhe importet jotregtare.

Dogana ka theksuar se kufijtë e lirimit të përgjithshëm për bagazhin në trafik rrugor është 300 euro, në trafik ajror 430 euro, në trafik hekurudhor 300 euro dhe për udhëtarët nën moshën 15 vjeç 150 euro.

Postimi i plotë:

Dogana e Kosovës informon udhëtarët

Pajisjet elektronike të sjella nga jashtë vlerësohen në bazë të rregullave që zbatohen për bagazhin personal dhe importet jo-tregtare.

Një pajisje e sjellë për përdorim personal nuk trajtohet njësoj me një sasi pajisjesh që, bazuar në natyrën, sasinë apo karakteristikat e tyre, mund të tregojnë qëllim tregtar.

Kufijtë e lirimit të përgjithshëm për bagazhin:

300 € – trafik rrugor

430 € – trafik ajror

300 € – trafik hekurudhor

150 € – udhëtarët nën 15 vjeç

Kur kushtet për lirimin nga detyrimet nuk plotësohen, ose kur mallrat janë të destinuara për qëllime tregtare, duhet të respektohen procedurat doganore dhe të paguhen detyrimet përkatëse.

Baza ligjore: Kodi Nr. 08/L-247 Doganor dhe të Akcizave, nenet 392–394.

Dogana e Kosovës – informim për udhëtarë, transparencë për qytetarë.