Gjendja ekonomike: Inflacioni rëndon jetën e qytetarëve
Ekonomia
November 22, 2026 - 22:37
Qytetarët me të ardhura të ulëta po përballen më së shumti me krizën ekonomike, pasi inflacioni prej 7.1 për qind po ua vështirëson edhe më shumë përballimin e shpenzimeve të përditshme, vlerësojnë ekspertët.
Ekonomistët Lulzim Beqiri dhe Safet Gërxhaliu kanë kërkuar më shumë ndërhyrje institucionale dhe mbikëqyrje të tregut, duke theksuar se varësia e Kosovës nga importi po e rëndon ekonominë.