Raportohet për një tentim vrasje në fshatin Medvec afër Feronikelit

Raportohet për një tentim vrasje në fshatin Medvec afër Feronikelit

Kronika August 01, 2020 - 12:12

Në fshatin Medvec afër Fernikelit është raportuar në polici për një tentim vrasje, raporton Zeri.info

Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh ka njoftuar se një person ka raportuar se deri sa ka qenë duke lëvizur me automjetin e tij në rrugë teksa disa persona të panjohur kanë qëlluar me armë zjarri automjetin e tij.

“Fsh. Medvec afër Feronikelit 30.07.2020-21:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se deri sa ka qenë duke lëvizur me automjetin e tij në rrugë, persona të panjohur kanë qëlluar me armë zjarri automjetin tij. Nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në raportin e PK-së.