Vritet në Mirditë një 65-vjeçar, gjendet një makinë e djegur

Vritet në Mirditë një 65-vjeçar, gjendet një makinë e djegur

Kronika September 03, 2026 - 10:10

Një person është vrarë mëngjesin e sotëm në Mirditë të Shqipërisë.

Si pasojë e të shtënave me armë zjarri, ka humbur jetën një 65-vjeçar.

Viktima dyshohet të jetë se është gjetur i vrarë mëngjesin e sotëm në makinë.

Raportohet se akti është kryer për motive hakmarrjeje për një rast tjetër të vrasjes që kishte ndodhur në vitin 2023.

Ndërkohë, në fshatin Munaz është gjetur një makinë e djegur.

“Rreth orës 09:00, në fshatin Ndërfushas, është gjetur i pajetë në automjetin e tij shtetasi V. B., rreth 65 vjeç, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë.