Vidhet arka e nje restoranti në Gjilan, merren 1500 euro
Kronika
January 01, 2021 - 13:33
Është vjedhur një arkë e një restoranti gjatë ditë së djeshme në Ranilluk të komunës së Gjilanit.
Sipas Policisë, janë vjedhur rreth 1500 euro.
“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se dy persona të maskuar dhe armatosur kanë hyrë në restorantin e tij dhe kanë vjedhur arkën, ku sipas ankuesit ishin rreth 1500 euro. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë. /Zëri