Deçan: Pas një mosmarrëveshjeje, dyshohet se ekspozoi armë – arrestohet një person
Foto: Laura Hasani

Deçan: Pas një mosmarrëveshjeje, dyshohet se ekspozoi armë – arrestohet një person

Kronika September 05, 2026 - 16:42

Një person është arrestuar në Deçan, pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje me një person tjetër ka ekspozuar armë.

Rasti ka ndodhur më 4 shtator, në vendin e quajtur “Uji i Thartë”, ku viktima ka njoftuar Policinë për incidentin, raporton klankosova.tv.

Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë takuar të dyshuarin. Gjatë kontrollit, tek ai janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë ajrore dhe një brisk.

I dyshuari është arrestuar dhe, pas intervistimit nga hetuesit në prani të avokatit mbrojtës, me urdhër të prokurorit të shtetit është liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt.