E rëndë në Shqipëri, 40-vjeçari bie në humnerë dhe humb jetën
Kronika
September 05, 2026 - 16:27
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme, 5 shtator, në fshatin Lëpushë të Kelmendit, në Malësinë e Madhe.
40-vjeçari F.S ka rënë në një humnerë dhe për shkak të plagëve të marra ka humbur dhe jetën, shkruan rtsh.al.
Grupi hetimor po vijon veprimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar dinamikën e aksidentit.