Naim Murseli: Behgjet Pacolli s’ka asnjë lidhje me këtë rast
Kronika
April 17, 2026 - 12:14
I akuzuari Naim Murseli, gjatë fjalës së tij në seancën gjyqësore, ka përmendur edhe një herë politikanin dhe biznesmenin, Behgjet Pacolli.
Murseli ka shprehur keqardhje që emri i Pacollit është përmendur, duke deklaruar se ai nuk ka asnjë lidhje me këtë rast, transmeton Zeri.info.
“Në këtë proces gjyqësor pa të drejtë, shumë herë, është përmendur edhe zoti Behgjet Pacolli, i cili fare nuk ka lidhje në këtë rast. Dhe e kisha të nevojshme ta sqaroj se ndjej keqardhje sa herë është përmendur emri i tij”, deklaroi Murseli. /Zëri