Vushtrriasit i sekuestrohen katër pushkë, dy ajrore dhe dy gjuetie
Kronika
April 19, 2026 - 09:13
Është arrestuar një person në Vushtrri për armëmbajtje pa leje.
Policia ka njoftuar se nga i dyshuari janë sekuestruar dy pushkë ajrore dhe dy pushkë gjuetie.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar. Nga i dyshuari janë sekuestruar dy pushkë ajrore dhe dy pushkë gjuetie. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.