Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, arrestohet burri nga Prishtina
Foto: Ilustrim / Laura Hasani

Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, arrestohet burri nga Prishtina

Kronika April 19, 2026 - 09:25

Një burrë është arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Sipas Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur mbrëmjen e së premtes, në banesën ku jetonte çifti.

“Prishtinë / 17.04.2026 – 20:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili dyshohet se për shkak se në banesën e tyre kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, viktimës femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.