Aktakuzë ndaj tetë personave për krime lufte në Gjakovë
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj tetë personave me inicialet M.K., V.M., D.R., Z.D., C.B., M.I., S.S. dhe S.K., për veprën penale “krime lufte kundër popullsisë civile”.
Sipas aktakuzës, të pandehurit dyshohet se gjatë periudhës 24–31 mars 1999, në Gjakovë, në kuadër të një operacioni të gjerë dhe në bashkëkryerje me struktura policore, ushtarake dhe paramilitare serbe, kanë kryer vrasje, dëbim të popullsisë civile, si dhe shkatërrim e plaçkitje të pronës.
Prokuroria bën të ditur se ekziston dyshimi i bazuar se gjatë këtij operacioni janë vrarë 65 civilë dhe janë zhdukur 12 të tjerë.
Në bazë të dispozitave përkatëse ligjore, Prokuroria i ka propozuar Gjykata Themelore në Prishtinë mbajtjen e gjykimit në mungesë, pasi të pandehurit janë të paarritshëm për organet e drejtësisë.
Autoritetet theksojnë se mbeten të përkushtuara në ndjekjen e rasteve të krimeve të luftës, me synim sigurimin e drejtësisë për viktimat dhe forcimin e sundimit të ligjit./Zëri