Vdes në moshë të re sekretari i përgjithshëm i AAK-së në Deçan, reagon Haradinaj

Vdes në moshë të re sekretari i përgjithshëm i AAK-së në Deçan, reagon Haradinaj

Kronika May 11, 2026 - 08:48

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e sekretarit të përgjithshëm të kësaj partie në Deçan, Rifat Stojkaj.

Haradinaj vlerësoi kontributin e Stojkajt për partinë, shkruan Zeri.info.

“Në këto momente të vështira, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Stojkaj, miqve dhe gjithë bashkëpunëtorëve tanë.

U prehtë në paqe!”, shkroi ai në Facebook. /Zëri