Arrestohen dy persona në Istog, të dyshuar për dhunim
Kronika
May 11, 2026 - 09:56
Një rast i dhunimit është raportuar më datën 06.05.2026, rreth orës 09:02, në Istog.
Për këtë janë arrestuar dy meshkuj, të cilit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
“Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Rasti nën hetime nga njësitë relevante”, thuhet në raport. /Zëri
Raporti i plotë:
Dhunim
Istog, 06.05.2026 – 09:02. Lidhur me rastin dhunim ndaj viktimës femër kosovare, janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Rasti nën hetime nga njësitë relevante.