Dogana kap mall të padeklaruar në autobusin Turqi - Prishtinë, sekuestrohen 27 fustane dhe dy vello
Foto: Dogana e Kosovës

Dogana kap mall të padeklaruar në autobusin Turqi - Prishtinë, sekuestrohen 27 fustane dhe dy vello

Kronika May 12, 2026 - 10:37

Dogana e Kosovës, përmes njoftimit, ka bërë të ditur se në pikëkalimin kufitar të Hanit të Elezit ka zbuluar mall të padeklaruar të fshehur brenda një autobusi.

Sipas njoftimit zyrtar, bëhet e ditur se malli përbëhej nga 27 fustane solemne dhe dy fustane vello, raporton Zeri.info.

"Mallrat janë ndaluar nga Dogana e Kosovës dhe po ndiqen procedurat e mëtejshme administrative dhe ligjore në përputhje me legjislacionin në fuqi", thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Në pikën e kalimit kufitar në Han të Elezit është paraqitur një autobus me linjë Turqi–Prishtinë, me targa të huaja. Gjatë kontrollit të kryer sipas procedurave zyrtare, zyrtarët doganorë kanë gjetur një hapësirë të fshehur brenda autobusit, ku është zbuluar mall i padeklaruar: 27 fustane solemne dhe dy fustane vello.

Mallrat janë ndaluar nga Dogana e Kosovës dhe po ndiqen procedurat e mëtejshme administrative dhe ligjore në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Dogana e Kosovës do të vazhdojë kontrollet e automjeteve që hyjnë në teritorin e Republikës së Kosovës dhe vepron në mënyrë aktive për parandalimin e kontrabandës.