Digjet një banesë në Prishtinë
Foto: Laura Hasani

Digjet një banesë në Prishtinë

Kronika May 11, 2026 - 14:09

Një incident zjarri ka ndodhur sot në Prishtinë, në afërsi të shkollës “Meto Bajraktari”.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendëskomandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Samed Shkodra.

Shkodra deklaroi se në këtë rast nuk ka të lënduar.

“Bëhet fjalë për një banesë në katin e gjashtë. Zjarri ka shpërthyer në kuzhinë. Ekipi i zjarrfikësve është informuar rreth orës 13:06 dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes”, deklaroi Shkodra.

“Nuk ka të lënduar me këtë rast. Zjarri është fikur tashmë dhe gjithçka është nën kontroll. Banorët veçse kishin dalë nga ndërtesa dhe nuk ka pasur nevojë për ndonjë evakuim. Ekipet janë duke u kthyer nga vendi i ngjarjes”, u shpreh ai për Klankosova.