U helmuan 56 studentë, AKU-ja bllokon mensën e Akademisë së Sigurisë
Kronika
May 12, 2026 - 10:58
Pas skandalit ku u helmuan 56 studentë, AKU-ja ka bllokuar mensën e Akademisë së Sigurisë. Pas analizave ka rezultuar se mensa është jashtë kushteve normale higjienike. AKU-ja ia ka vendosur shiritin.
Akademia e Sigurisë e merr ushqimin me katering te kompania "Sori Al" dhe më pas studentët ushqehen në mensën e akademisë, mensë e cila pas analizave ka rezultuar jashtë çdo standardi higjenik.
Burime bëjnë me dije se tani që është bllokuar mensa, kursantët e Akademisë do t'i nxjerrin në praktikë të cilën e bëjnë jashtë institucionit, pasi aty tani nuk kanë ku të ushqehen. /A2cnn