17 intervenime në Prishtinë e Fushë Kosovë nga erërat e forta
Si pasojë e erërave të forta dhe incidenteve të paraqitura gjatë ditës së sotme, organet emergjente kanë reaguar me 17 intervenime në territorin e Prishtinës dhe Fushë Kosovës.
Sipas njoftimit nga Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca e kryeqytetit, intervenimet janë kryer kryesisht në largimin e kulmeve, llamarinave, reklamave, tjegullave, prerjen e drunjve, si dhe trajtimin e rasteve të zjarreve.
“Aktualisht, dy intervenime vazhdojnë të jenë aktive dhe ekipet emergjente ndodhen ende në terren”, kanë njoftuar ata.
Më poshtë është lista e vendeve të intervenuara:
Dardani – largim i llamarinës
Rr. “Aziz Abrashi” – largim i reklamës
Te Trafiku Urban – prerje e plepit
Rr. “Mark Isaku” – largim i llamarinës
Rr. “Muharrem Fejza” – largim i llamarinës
Te ish-Kino ABC – largim i tjegullave
Te Bosna, Kurriz – largim i llamarinës
Fshati Hajvali – intervenim në tela të rrymës
Fshati Sinidoll – zjarr në bar të thatë
Bregu i Diellit – largim i ulluqeve
Dardani, Banesa Sociale – largim kulmi
Rr. “Eqrem Çabej” – largim llamarine
Fushë Kosovë, rr. “Besa Besë” – largim kulmi
Rr. “Shaqir Igrishta” – largim dritareje
Fshati Hajvali – tym në shtëpi
Fshati Teneshdoll – zjarr në ushqim bagëtish
Fshati Mramor – zjarr malor.