13-vjeçari aksidentohet në Skënderaj, dërgohet në Spitalin e Mitrovicës për trajtim
Foto: Laura Hasani

13-vjeçari aksidentohet në Skënderaj, dërgohet në Spitalin e Mitrovicës për trajtim

Kronika May 13, 2026 - 16:04

Një fëmijë është aksidentuar sot në qytetin e Skënderajt.

Zëdhënësi i Spitalit, Shpend Fazliu tha se 13-vjeçari është pranuar për trajtim në Shërbimin Emergjent të Spitalit të Mitrovicës aty ku po i bëhen ekzaminimet e nevojshme.

“Në ora 15:05, në Shërbimin Emergjent të Spitalit të Mitrovicës, ka kërkuar ndihmë një i aksidentuar/mashkull, i datëlindjes 2013. Ekipi Emergjent bashkë me ekipet tjera mjekësore të Radiologjisë dhe Ortopedisë po kryejnë ekzaminimet e nevojshme mjekësore. Aktualisht po i bëhet CT për të vlerësuar gjendjen shëndetësore”, tha ai. /klankosova