Vdes në QKUK personi që ishte plagosur në janar në Sllatinë
Kronika
May 16, 2026 - 08:47
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një burrë nga fshati Sllatinë e Fushë Kosovës i cili ishte duke u trajtuar në QKUK që nga 23 janari ka ndërruar jetë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
“Fsh. Sllatinë Fushë Kosovë 23.01.2026-15:00. Lidhur me rastin me datë 16.05.2026 viktima mashkull kosovar, i cili ka qenë duke u trajtuar në QKUK, ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në obduksion”, thuhet në raportin policor.