Vdes ish-ministri i Shëndetësisë, Alush Gashi
Kronika
May 15, 2026 - 13:26
Ish-ministri i Shëndetësisë, njëherësh anëtar i Kryesisë i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Alush Gashi, ka vdekur.
Lajmin e bëri të ditur djali i tij, Anil Gashi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
“Të dashur miq, me dhimbje të thellë ju njoftojmë se ka ndërruar jetë më i dashuri ynë, Alush Gashi. Familja, të afërmit dhe miqtë do ta kujtojnë gjithmonë me dashuri, respekt dhe mirënjohje për jetën, veprën dhe kujtimet që la pas. Për detajet rreth ceremonisë do të njoftoheni me kohë”.
