Digjen 3 automjete në Tiranë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme
Kronika
May 17, 2026 - 10:36
Tre vetura janë përfshirë nga flakët pranë Postës Shqiptare në rrugën “Çamëria” në Tiranë.
Siç raporton Tch, dyshohet se është djegie e qëllimshme.
Tutje thuhet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 të së dielës, ndërsa janë duke u verifikuar kamerat e sigurisë.