Aksident në Elbasan, vetura del nga rruga pasi vozitësi humbi kontrollin

Aksident në Elbasan, vetura del nga rruga pasi vozitësi humbi kontrollin

Kronika May 17, 2026 - 11:01

Një aksident ka ndodhur paraditen e së dielës në fshatin Papër të Elbasanit, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

Nga informacionet paraprake, dyshohet se shkak i aksidentit është humbja e kontrollit të mjetit, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë për zbardhjen e rrethanave.

Deri më tani nuk ka informacion zyrtar për persona të lënduar