Rrokulliset në autostradë kamioneta e ngarkuar me shishe uji, lëndohen dy persona [foto]

Rrokulliset në autostradë kamioneta e ngarkuar me shishe uji, lëndohen dy persona [foto]

Kronika May 30, 2026 - 12:10

Një kamionetë me mall, më saktësisht me shishe të mbushura me ujë, është rrokullisur në autostradën “Ibrahim Rugova”,  në drejtimin Prizren–Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, i cili bëri të ditur se në aksident është e përfshirë vetëm një kamionetë, ndërsa lëndime kanë pësuar dy personat cilët kanë marrë tretman mjekësor.

“Njësia e trafikut e autostradës është marrë me procedurat në vendin e ngjarjes. Njëri shirit i lëvizjes është bllokuar përkohësisht”, ka shtuar Krasniqi.

Aksidenti, sipas Krsniqit, ka ndodhur në autostradë drejtimi Prizren-Prishtinë (kilometri i 51-të) në ora 09:30 të së shtunës.

Image