Vetura godet një person në oborrin e QKUK-së
Kronika
June 01, 2026 - 14:53
Një aksident ka ndodhur sot brenda oborrit të QKUK-së.
Atje një person ka pësuar lëndime, pasi është goditur nga një veturë.
Rastin e ka konfirmuar Enis Pllana, zëdhënës i Policisë së kryeqytetit.
“Rasti ka ndodhur në orën 11:30. Një person i lënduar”, deklaroi Pllana.
Tutje, nuk bëhen të ditura detaje të tjera lidhur me aksidentin.