Të shtëna armësh në Prishtinë, konfiskohen 12 gëzhoja
Kronika
June 03, 2026 - 09:11
Policia e Kosovës ka njoftuar për të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, nga persona të panjohur.
Rasti ka ndodhur të martën në orën 19:21.
“Pas raportimit për disa të shtëna me armë zjarri nga person-a të panjohur, njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar 11 gëzhoja të armës-pistoletë kalibër 9 mm dhe një gëzhojë kalibër 7.65 mm”, thuhet në raport.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, i cili ka urdhëruar fillimin e hetimeve.