Tre policë sulmohen në Ferizaj
Kronika
June 06, 2026 - 09:00
Tre zyrtarë policorë janë sulmuar mbrëmjen e së premtes nga dy të dyshuar. Rasti ka ndodhur në rrugën "Gavrill Dara" në Ferizaj.
“Janë arrestuar dy të dyshuar m/k pasi që të njëjtit kishin sulmuar fizikisht tre viktimat m/k zyrtar policor. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.