Vdes në QKUK viktima e vetaksidentit në autostradën Mazgit - Fushë-Kosovë

Vdes në QKUK viktima e vetaksidentit në autostradën Mazgit - Fushë-Kosovë

Kronika June 12, 2026 - 10:36

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ka vdekur viktima e një vetaksidenti trafiku që kishte ndodhur më 6 qershor 2026 në autostradën Mazgit - Fushë-Kosovë.

Sipas njoftimit nga Policia, viktima ishte duke u trajtuar në Repartin e Mjekimit Intensiv, por më 12 qershor 2026 ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të marra në aksident, transmeton Zeri.info.

Me vendim të prokurorit kompetent, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, me qëllim të përcaktimit të saktë të shkaqeve të vdekjes.

Rrethanat e vetaksidentit janë duke u hetuar nga organet kompetente. /Zëri