Sulmohet me AK-47 një autobus në Pagarushë të Malishevës

Sulmohet me AK-47 një autobus në Pagarushë të Malishevës

Kronika June 11, 2026 - 15:16

Policia e Kosovës ka konfirmuar një incident të rëndë të ndodhur në fshatin Pagarushë të komunës së Malishevë, ku është raportuar sulm me armë zjarri në drejtim të një autobusi.

Sipas zëdhënëses së Policisë në rajonin e Gjakovës, rreth orës 12:10 është pranuar informacioni për të shtënat, pas së cilit njësitë policore kanë reaguar menjëherë dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes.

“Rreth orës 12:10 është pranuar një informacion lidhur me një sulm me armë zjarri në drejtim të një autobusi në fshatin Pagarushë të Malishevës, me ç’rast njësitë përkatëse policore kanë reaguar menjëherë duke dalë në vendin e ngjarjes,” thuhet në konfirmimin e Policisë për Zeri.info.

Si rezultat i veprimeve operative, është arrestuar një person i dyshuar, ndërsa në koordinim me prokurorin e shtetit ai është ndaluar për 48 orë. Gjatë kontrollit është sekuestruar edhe një armë e llojit AK-47.

Autoritetet kanë bërë të ditur se nga ky incident nuk ka persona të lënduar. Rasti është cilësuar si “Vrasje e rëndë në tentativë” dhe është duke u hetuar nga organet kompetente të Policia e Kosovës./Zëri